Partizani bëri vetëvrasjen e sezoni në ndeshjen me rezultatin më zhgënjyes. Humbja ne Kukësin nuk vret vetëm ëndrrën 30-vjeçare të Kupës që të kuqtë nuk e fitojnë prej shumë dekadash, por moralin e një skuadre që arrin të shkëlqejë vetëm në ndeshjet derbi. Kampionët dhuruan një shfaqje të shëmtuar që kompromenton imazhin e skuadrës ku janë investuar miliona dhe është marrë pas një zhgënjim i tillë ku analiza taktike apo teknike nuk ka asnjë lidhje. Përballë Kukësit me një këmbë në të parën, kryeqytetasit stonuan aq shumë sa një ndeshje e tillë madje nuk duket si e vërtetë. Këto ishin 120 minutat ku Partizani përveç besueshmërisë e besimit te vetvetja, mund të ketë humbur edhe gjithë sezonin.
Nga Pirro Bardhyli