Franca u bë kampione e botës, pasi arriti që ta mposhtë 4-2 Kroacinë në finalen e madhe të Botërorit Rusi-2018 në Moskë. Trajneri i përfaqësueses franceze, Didie Deshamp, e vendosi mirë ekipin e vet në fushë gjatë të gjithë kampionatit botëror. Taktika e tij në finale nuk ishte aspak e komplikuar dhe këtë e dëshmoi edhe një video që ka dalë në qarkullimdhe që e tregon Deshampin në dhomën franceze të zhveshjes në pauzën midis dy pjesëve të ndeshjes, duke i udhëzuar të zgjedhurit e tij. Ai u tha lojtarëve të vet se detyra e tyre kryesore në mbrotje është të ruajnë sulmuesin kroat, Mario Manxhukiç, dhe, sapo të vihen në zotërim të topit, t’ua japin atëmenjëherë sulmuesve anësorë, sidomos, këmbëshpejtit Kilian Mbape. Taktikë me të thjeshtë nuk ka, por, sidoqoftë, ajo prodhoi një rezultat fantastik, i dha Francës fitoren në finale dhe Kupën e Botës Rusi-2018.
Sfidanti.al