Mediat angleze po e ngrenë në qiell mesfushorin e Mançester Sitit pasi ky vendosi të negocionte kontratën e tij të re me klubin, pa pasur ndërmjetësinë e një agjenti. Pjesa juridike e kësaj bote është bërë tepër e rëndësishme, dhe do të vazhdojë të jetë, veçse në botën e futbollit ku diskutimi është më i thjeshtë, “më jep, të jap”, Kevin De Brujni tregoi se futbollistët mund t’ia dalin vetë. Ai nënshkroi kontratën me një rrogë maksimale duke qenë agjent i vetvetes, pasi ishte ndarë disa kohë më parë nga agjenti i tij. Klubet angleze, por besohet edhe ato në të gjithë Europën apo botës, mund të jenë të lumtur me De Brujnin dhe t’i japin ndoshta një shpërblim. Kjo sepse vetëm në Premier Ligë, klubet shpenzuan 272 milionë paundë stërlina vetëm në 12 muajt e fundit për agjentët, pavarësisht situatës së pandemisë.
Sfidanti.al