De Biazi ndal Ronaldon, por jo autogolin e të tijve ndaj Portugalisë

Me një ekip që e cilëson më të fortë sesa Shqipëria e vitit 2016, Xhani De Biazi ia doli që të frenonte golshënuesin më të frikshëm të momentit me ekipet kombëtare, por jo që të shmangte humbjen. Ish-trajneri i Shqipërisë udhëhoqi Azerbajxhanin në stadiumin e Juventusit ndaj Portugalisë së Kristiano Ronaldos, ndeshje eleminatore e Botërorit që përfundoi 1-0 për luzitanët. Ronaldo, autor i 102 golave me fanelën e kombëtares, nuk arriti të realizonte dhe konfirmoi momentin e vështirë që po kalon edhe me Juventusin. Edhe pse luajti në “shtëpi”, pra në stadiumin “Alianc” të Torinos, ai nuk mundi ta thyente mbrojtjen e fortë azere, e cila shkaktoi vetë një autogol. CR7 synon të kalojë iranianin Ali Daei si shënuesi më i mirë i të gjitha kohëve me kombëtares, dhe që ka 109 gola.

Sfidanti.al