Rinovimi i Kylian Mbappe, kontrata e të cilit me PSg skadon në verën e vitit 2022, mbetet pezull. Sipas të përditshmes spanjolle ‘AS’, drejtuesit e Paris Saint Germain, ndryshe nga sa kanë bërë javë më parë, tani kanë më pak besim se sulmuesi do të rinovojë.
‘Nuk është momenti për të folur për kontratën e tij,por do të vijë momenti ku do të kemi një ide më të qartë për të ardhmen e tij-tha Drejtori Sportiv i Kampionëve të Francës, Leonardo, mbrëmjen e së dielës pas ndeshjes së PSG me Lyonin.
Ndërsa sipas Cadena Ser, Mbappe ka refuzuar 3 herë ofetën e klubit parizien i ndërgjegjshëm se në moshën 22 vjecare gjendet në një moment kyc të karrierës së tij; lidhja me PSG me një kontratë të gjatë, mund t’i mohojë ekspericën në një kampionat jashtë Francës. Ndërkaq, Reali i Madridit po e monitoron situatën nga afër është gati të hidhet në sulm për Mbappe në verë.
Sfidanti.al