Arsenal hedh sytë nga Coutinho për të zëvendësuar Odegaard

Arsenal po punon që tani për sezonin e ardhshëm. Topcinjtë duan që të mbajnë në radhët e tyre Martin Odegaard, por Real Madrid që ka në pronësi kartonin e futbollistit nuk ka ndërmend të privohet prej tij. Për këtë arsye, sipas ‘Daily Express’, londinezët mund të hedhin sytë tek një dëshirë e vjetër e tyre, Philippe Coutinho.

Braziliani e nisi sezonin te Barcelona si titullar, por pas dëmtimit të pësuar në meniskun e gjurit të majtë u desh të ndalet. Deri tani Coutinho ka mundur të zhvillojë 90 ndeshje me Barcelonën. Duke qenë se katalanasit do të duhet të derdhin në arkat e Liverpool 23 milionë Euro nëse Coutinho do të arrijë në 100 ndeshje me Barcelonën, spanjollët mund të vendosin të largojnë futbollistin në merkaton e kësaj vere.

Sfidanti.al