FIFA ndëshkon sërish Blatter; 6 vjet të tjerë skualifikim

Sepp Blatter që për 17 vjet ka qenë president i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, është ndëshkuar sërish nga ky institucion për veprime ilegale financiare, një dënim që u dha 7 muaj përpara ndëshkimit të parë të FIFA me Blatter që nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, FIFA bëri të ditur se dënoi si Blatter ashtu edhe Jerome Valcke me 6 vjet e 8 muaj pezullim për veprime joligjore financiare që kanë të bëjnë me dhënien e bonuseve kontraktuale për miliona dollarë. Që të dy ish drejtuesit më të lartë të FIFA që duhet të përballen edhe me procedimet penale në Zvicër do të nisin të zbatojnë këtë dënim të dytë kur të mbarojnë dënimet e para. Blatter e Valcke janë dënuar më parë respektivisht me 6 dhe 10 vjet skualifikim. Dënimi i parë i Blatter skadon në tetor të këtij viti, ndërsa ai I Valckes në tetor të 2025. Për më tepër Blatter dhe Valcke u dënuan edhe me 1 milionë Franga Zvicerane ose 900 mijë Euro gjobë.

Sfidanti.al