Kualifikueset e Botërorit 2022; Holanda i nis keq, Turqia e mund 4-2

Kualifikueset e Botërorit 2022 për zonën Evropiane nisën me një surprizë të madhe. Turqia mundi Holandën në ndeshjen kryesore të Grupit G me rezultatin 4-2. Në Stamboll njeriu i ndeshjes për skuadrën turke u bë Yilmaz autori i një tregolëshi. Yilmaz e zhbllokoi rezultatin në minutën e 15, ndërsa në të 39 ai dyfishoi shifrat në minutën e 34 me anë të një 11 metërshi.

Në fillimin e pjesës së dytë Calhanoglu i coi shifrat në 3-0 për Turqinë. Holanda shfaqi krenarinë teksa në minutën e 75 dhe të 76 shkurtoi diferencën në 3-2 me golat e Klassen dhe Luuk De Jong, por 9 minuta nga fundi i ndeshjea Yilmaz plotësoi tregolëshin e tij duke fiksuar rezultatin 4-2 për Turqinë

Sfidanti.al