Michael Jordan, 420 milionë Euro humbje në 2020

Michael Jordan mbetet mes 1500 njerëzve më të pasur të planetit. Por pavarësisht kësaj të dhëne, basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, në vitin 2020 regjistroi humbje financiare prej 500 milionë Dollarësh.

Lajmi u publikua nga revista ‘Forbes’ që shpjegon se në 12 muajt e fundit pasuria e legjendarit ‘Air Jordan’ ka rënë me 24% duke kaluar nga 2.1 miliardë Dollarë në prill të 2020 në 1.6 miliardë Dollarë në këtë vit

Gjithnjë sipas Forbes, këto humbje në vitin e fundt u provokuan nga investimet e bëra në fusha që nuk kanë lidhje me sportin dhe nga pandemia Coronavirus

Sfidanti.al