Krizë në vitet e fundit, por për IFFHS, Barcelona është skuadra më e mirë e dekadës 2011-2020

E para Barcelona, i dyti Reali i Madridit, i treti Bayerni i Mynihut. Ky është podiumi i klasifikimit të klubeve më të mirë të dekadës së fundit sipas Institutit të Historisë dhe Statistikave në Futboll. Për Barcelonën kjo është hera e dytë që shpallet skuadra më e mirë e dekadës, pas ‘suksesit’ në 2001-2010. Po ta shohësh mirë rezulton se Barcelona e Messit është klubi më i mirë në 20 vitet e fundit

Sipas IFFHS, Barcelona është renditur në krye të klasifikimit në 3 raste në 10 vitet e fundit, herën e fundit ka qenë në 2015; Reali i Madridit ia ka dalë mbanë dy herë, e fundit në 2017, ashtu sikurse edhe Bayerni i Mynihut . Në listën e 5 klubeve më të mirë të dekadës, janë 3 klube spanjolle, 4 klube angleze në Top 10

Klasifikimi i dhjetë klubeve më të mirë të dekadës 2011-2020:

1) Barcelona

2) Real Madrid

3) Bayern Mynih

4) Paris Saint Germain

5) Atletico Madrid

6) Juventus

7) Chelsea

7) Manchester City

9) Manchester United

10) Arsenal.

Sfidanti.al