Dani Alves del përpara gjykatësve në në Barcelonë

Gjyqi për Dani Alves filloi mëngjesin e sotëm pak pas orës 10:00 në Gjykatën numër 21 të Barcelonës. Ish-futbollisti akuzohet për sulm seksual nga një vajzë 23-vjeçare, ku ngjarjet kanë ndodhur natën mes 30 dhe 31 dhjetorit 2022 në klubin e natës Sutton në Barcelonë. Dani Alves u paraqit në komisariat për të deklaruar dhe u arrestua e u transportua në burgun katalanas Brians 2. Tashmë, pas gati 13 muajsh ai përballet me një gjyq me akuzën që kërkon 12 vite burg për të dhe Prokuroria që kërkon 9, si dhe sanksione të ndryshme ekonomike.

Mbrojtja deri në fund u përpoq të arrinte marrëveshje me viktimën, por pa sukses. Dhe kështu ish-mbrojtësi brazilian u ul në rreshtin e parë të sallës së gjyqit këtë mëngjes: këpucë dhe këmishë të bardha, xhinse dhe flokë të shkurtër. Seanca e ndjekur nga 270 gazetarë të akredituar, pritet të zgjasë 3 ditë me dëshminë e 28 dëshmitarëve. Avokati i Dani Alves, Ines Guardiola ka pyetur dy gjëra këtë mëngjes. E para: anulimi i gjyqit dhe liria e menjëhershme e klientit të saj sepse sipas saj vendimi u zhvlerësua nga rrjedhja e vazhdueshme e lajmeve, shumë prej të cilave ishin të rreme, të cilat krijuan një lloj jurie paralele kundër Dani Alves me shkelje të ligjit. E dyta: se klienti është i fundit që merret në pyetje, pas viktimës, dhe jo i pari siç ishte planifikuar fillimisht.

sfidanti.al