Akuza të rënda ndaj drejtuesit të lartë të Red Bullit

Bota e Formulës 1 në prag të një skandali të bujshëm: Christian Horner, drejtor i ekipit të Red Bullit, po hetohet për sjellje të papërshtatshme pas një ankese. Skuadra kampione e F1 në vitin 2023 madje ka lëshuar një deklaratë zyrtare për t’iu përgjigjur informacioneve të publikuara në disa media. Në shënim thuhet: “Pasi kompania mori dijeni për disa akuza të fundit, filloi një hetim të pavarur. Ky proces, i cili tashmë është duke u zhvilluar, po kryhet nga një avokat specialist i jashtëm. Ne i marrim këto çështje shumë seriozisht dhe hetimi do të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk do të ishte e përshtatshme për të komentuar më tej në këtë moment. Sipas gazetës holandeze “The Telegraaf”, akuza është bërë nga një person brenda ekipit, i cili është ankuar për këtë sjellje të padëshiruar nga ana e ekzekutivit britanik. Vetë Horner i ka mohuar këto pretendime, por Red Bulli ka zgjedhur të kryejë veprime në mënyrë të pavarur, jashtë vetë kompanisë. Promotori i kësaj nisme është drejtori i departamentit të sportit të ekipit, Oliver Mintzlaff.

sfidanti.al