Thibaut Courtois ka lënë përpara kohe stërvitjen e sotme me Realin e Madridit. Portieri belg ishte duke rimarrë veten nga dëmtimi që e la për 7 muaj larg fushave të gjelbërta. Në muajin prill parashikohej rikthimi i tij në urdhërat e Ancelotti-t, por ditën e djeshme e ardhmja e tij ka marrë një rjedhë tjetër. Gardiani i madrilenëve ka këputur meniskun e gjurit të tij të djathtë dhe është larguar me lot në sy nga seanca stërvitore. Courtois pritet që të mungojë për afërsisht 2 muaj për shkak të këtij lëndimi. Një kohë e gjatë, që mund të vërë në rrezik edhe pjesëmarrjen e tij në Euro 2024. “Pas testeve të zhvilluara sot për lojtarin tonë Thibaut Courtois, ai është diagnostikuar me një këputje të meniskut të brendshëm të gjurit të tij të djathtë. Dëmtimi ndodhi gjatë seancës së sotme stërvitore”, ka komunikuar klubi Real Madrid përmes kanaleve të tij zyrtare.
sfidanti.al