Çmenden tifozët e Arsenalit, deri 53 000 paundë për një biletë!

Flitet për ndeshjen e javës së fundit të kampionatit, atë ndaj Uolvesit, ndërsa pritet që skuadra të jenë në pozitat për të fituar titullin kampion. Natyrisht nuk flitet për të gjitha biletat, por një pjesë e tyre kanë shkuar në stratosferë dhe një pjesë e atyre që i ofrojnë po bëjnë çmendurira. Sipas mediave, një biletë onlajn ka arritur deri në 53 000 paundë stërlina, ndërsa Arsenali ka 19 vjet që nuk e fiton titullin në Premier Ligë.

Sfidanti.al