Cili driblon më shumë, Leo Mesi në fushë apo babai në takime?

Sipas The Sun, Lionel Messi mund të transferohet në Manchester City verën e ardhshme, kjo quhet bombë…

E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të jetë shumë e paqartë. Sulmuesi argjentinas ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni.

Më herët është paralajmëruar që Messi do të vazhdojë kontratën me Barcelonën gjatë kësaj vere deri në vitin 2021, por kjo nuk ka ndodhur deri më tani.

Kurse, sipas tabloidit britanik, The Sun, Messi mund të transferohet në Manchester City verën e ardhshme.

Madje, ky tabloid shkruan se babai i Messit, Jorge, tashmë ka nisur kontaktet me Pep Guardiolan dhe drejtorin sportiv të Cityt, Txiki Begiristain.

Messi mund të nënshkruaj me ekipin nga Premierliga qysh në janar të vitit 2018 si lojtarë i lirë.

Nëse ndodh kjo, Barcelona do të pësoi një goditje të madhe pasi vetëm pasa disa javëve e ka hubur edhe Neymarin, i cili kaloi në Paris për 222 milionë euro.