Mbas transferimit të Teo Hernandezit, këta dy rivalë ndërqytetës mund ta vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë. Mediumet spanjollë njoftojnë se Atletiko ka në plan që të sjellë në radhët e veta Markos Lorenten që nuk bën pjesë në planet e Zinedin Zidanes. Lorente është 22 vjeç dhe, sezonin e kaluar, ai e kaloi si lojtar i huazuar te Alaveshi, ku luajti mirë dhe tërhoqi vëmendjen e disa klubeve evropianë.
Atletiko, tani, do që të merret vesh me Realin dhe ta sjellë Lorenten në “Vinsente Kalderon”, janarin e ardhshëm, kur do të skadojë ndalimi i transferimit që i ka imponuar UEFA klubit të “jorganxhinjve”.