Çfarë reagimi i Interit, rikuperon “virtualisht” 14 pikë ndaj Milanit në 3 muaj

Kur dy ekipet dolën në fushën e “San Siros” në 7 nëntor të vitit të kaluar, kuqezinjtë ishin 7 pikë sipër “kushërinjve” zikaltër. “Derbi i Madoninës” ishte një detyrim për t’u fituar nga Interi, por përfundoi 1-1 dhe u duk se shpresat e kampionëve për të mbrojtur titullin “shkuan e vanë”. Gjithsesi, këtë të shtunë të 5 shkurtit 2022, skuadra e trajnerit Simone Inzagi është 4 pikë mbi atë të Stefano Piolit dhe virtualisht mund të shkojë në 7 pikë plus, nëse fiton të prapambeturën ndaj Bolonjës. Pra, rikuperim prej 14 pikësh në vetëm 3 muaj, diçka që vetëm kampionët dinë ta bëjnë. Për këtë arsye, Interi jepet favorit, edhe pse në derbi vështirë të ketë të tillë. Zikaltërit kanë 14 ndeshje pa humbje, ndërsa milanistët nuk do të kenë Ibrahimoviçin, por besohet as Tomorin apo Rebiçin, ndërsa Kjer është mungesë afatgjatë. Lautaro Martinez është disi në dyshim për “vendasit”. Në 10 përballjet e fundit në Serinë A, Interi ka 6 fitore, 2 barazime 2 humbje ndaj Milanit, me golat 17-9.

Sfidanti.al