Natyrisht, në Europë ka arritur suksese të mëdha duke pronësuar “kupën me veshë” 3 herë radhazi në vitet 2016-2018, e duke e fituar 4 herë që nga 2014-ta. Njëri prej këtyre triumfeve në Ligën e Kampionëve u arrit pikërisht me Ançelotin në stol, por gjithsesi Reali shpesh ka dështuar në gjysmëfinale, edhe në konkurrimin e kontinentit, edhe në Kupën e Mbretit. “Marka” numëron se vitet e fundit ka pasur 5 eleminime në katërshe në Champions dhe disa në Kupën e Mbretit, ndërsa eleminimi i fundit ndaj Bilbaos ishte në çerekfinale. Kjo, që nga sezoni 2010-2011, kur gjysmëfinalet në Champions kanë qenë kundër Barcelonës, Bajernit, Dortmundit, Juventusit dhe Çelsit, ndërsa është eleminuar më herët nga Ajaksi sdhe Man. Siti.
Sfidanti.al