Çfarë goditjeje për Sitin, De Brujni humb 3 ndeshje radhazi nga Kovidi

Mesfushori i “Qytetarëve” ka dalë pozitiv me koronavirus me t’u kthyer nga ndeshjet e Belgjikës në eleminatoret e Kupës së Botës. Pas barazimit 1-1 me Uellsin dhe tamponit, Kevin De Brujni hyri në një karantinë 10-ditore. Kjo do të thotë që Pep Guardiola nuk do ta ketë yllin kryesor të mesfushës për ndeshjen e së dielës ndaj Evertonit në Premier Ligë, po ashtu edhe ndaj ndeshjes vendimtare në Champions ndaj Paris SG në “Etihad”. Pritet po ashtu që ai të mungojë në përballjen e Sitit ndaj Uest Hemit në 28 nëntor, duke pasur parasysh se ai nuk do të ketë mundësi të stërvitet. “Së pari ai duhet të bëhet mirë, – tha Guardiola, – le ta harrojmë formën dhe futbollin. Jeta është më e rëndësishme se gjithçka tjetër. Ai është i vaksinuar, pra pritet ta ketë më të lehtë”.

Sfidanti.al