Skandali me Hamrauin, gruaja e Abidalit po shkon drejt divorcit!

Uanda Nara mund ta falë burrin e saj, por jo që të gjitha gratë sillen kështu. E tregon rasti i Hajet Abidalit, së shoqes së Erik Abidalit, që do të kërkojë (dhe të marrë) divorcin nga ish-ylli i Barcelonës pas skandalit të rrahjes së Heira Hamrauit. Dyshimi kryesor është që Erik Abidali ka pasur marrëdhënie me futbollisten e Paris SG, ndërsa kanë qenë që të dy tek Barcelona, francezi si drejtor sportiv dhe vajza si futbolliste e ekipit katalanas. Lajmin për divorcin e dhanë avokatët e Hajetit, ndëras gjyqi do të bëhet në Barcelonë. Çifti ka 14 vjet i martuar dhe ka pesë fëmijë. Sipas mediave franceze, dy burrat që goditën Hamrauin me shufra hekuri shqiptuan fjalët “të pëlqen të shkosh me burrat e martuar”, e ndoshta mund të jenë të afërm të Hajetit, apo ndoshta të porositur prej saj.

Sfidanti.al