U larguan prej aty pa iu thënë “faleminderit” dhe duket se këtë nuk e kanë harruar. Mauricio Sarri dhe Luçiano Spaleti do të jenë përballë ish-ekipeve të tyre, përkatësisht Juventusit e Interit. Lacio pret Juven këtë të shtunë dhe Sarri fitoi titullin me “Zonjën”, por pastaj u largua si i padëshirueshëm, si një njeri jo sipas stilit të kampionëve, që zgjodhën Andrea Pirlon e më në fund u kthyen tek Masimiliano Alegri. Mund të jetë rasti për t’i dhënë Anjelit e Nedvedit se kanë gabuar, ndonëse në Itali thonë se Sarri më shumë përshtatet me ekipe si Napoli e Lacio, sesa me Juven, Milanin apo Interin. Tek Interi ka qenë Luçiano Spaleti i cili u largua për t’i bërë vend Antonio Kontes. Zikaltërit fituan titullin me Konten dhe ish-trajneri sikur është harruar, por këtë sezon mund t’u prishë punë në stolin e Napolit. Duke nisur nga kjo e diel.
Sfidanti.al