Kapiteni i Australisë jep dorëheqjen pas skandalit seksual!

Është burrë i martuar dhe ka dy fëmijë, por gjithsesi atë “gjënë” ë pëlqen aq shumë sa që të harrojë të tjerat. Kapiteni i Austrialisë në kriket, Tim Pejn, dha dorëheqjen nga pozicioni i tij pasi u publikua skandali seksual me një punonjëse të stafit të skuadrës në vitin 2017. Pejni i kërkoi vajzës që të shkonin bashkë, duke i dërguar mesazhe “të nxehta” dhe banale. Nuk dihet nëse ata patën raport seksual, por kaq mjafton që të krijohet skandali dhe që Pejni të dorëzonte shiritin. Ai kërkoi falje publikisht. Në 2018, Federata e Kriketit e Australisë e hetoi ngjarjen pasi vajza u ankua, por e mbajti të fshehtë duke mos marrë asnjë masë. Tashmë, skandali nuk lidhet vetëm me 36-vjeçarin sportist, por edhe me federatën.

Sfidanti.al