Trajneri Luçiano Spaleti nuk ishte aspak i kënaqur dhe erdhi një moment që nuk duroi dot më. Teknikut i erdhi në majë të hundës me sulmuesin Viktor Osimhen, sepse siç duket futbollisti foli më shumë sesa duhet gjatë seancës stërvitore, aq sa ai u detyrua ta përjashtonte 10 minuta para përfundimit. Duket se janë nerva “transferimi”, pasi Osimheni është përmendur si lojtar që duhej të shkonte tek Çelsi apo diku tjetër (dhe sërish mundet që të shkojë). Sidoqoftë, afrikani po sheh se po mbetet “i burgosur” tek Napoli dhe kjo nuk po i pëlqen aq sa e ka bërë që të humbasë qetësinë. Të shohim sesi do të përfundojë edhe kjo “telenovelë”.
Sfidanti.al