Bufon bën paralajmërimin: E njoh Konten, pra Interi është rivali Nr. 1!

E ka pasur edhe shok skuadre, edhe trajner. Xhanluixhi Bufon është aq i lashtë sa të ketë provuar dy epokat e Antonio Kontes, me të cilin fitoi edhe kur e kishte në fushë, edhe kur e pati në stol. Portieri i Juventusit, rikthyer sërish pas përvojës tek Paris SG, e vlerëson lart teknikun dhe për këtë shkak i ka idetë të qarta se çfarë sfide do të jetë këtë sezon. “E njoh mirë Konten, – tha ai në ceremoninë e emërimit si ambasador i OKB-së për Programin Botëror të Ushqimit, – e di mirë se çfarë dëshire ka për të të mësuar futbollin dhe për të fituar. Prandaj, e vlerësoj Interin si rivalin tonë numër 1, pa asnjë fije dyshimi”.

Natyrisht, ai ka besim tek Juventusi dhe e vlerëson lart trajnerin e tanishëm, Mauricio Sarri. “Ai i ka idetë tepër të qarta dhe arrin t’ia përcjellë skuadrës duke i dhënë besim, – u shpreh Bufoni 41-vjeçar, – natyrisht, sot është ekip tjetër në krahasim me 10 vjet më parë sepse lojtarët e mëdhenj duan stimuj të rinj, por Juventusi mbetet gjithnjë Juventus”.

Sfidanti.al