Mund të ndodhin edhe gjëra normale në një Botëror. E tillë ishte edhe fitorja e Brazilit ndaj Serbisë, dhe kualifikimi i tij si vendi i parë në grupin E. Bashkë me pesë herë kampionët e botës, u kualifikua edhe Zvicra ndonëse vetëm barazoi me Kosta Rikën. Çiftet e reja të turit të dytë janë Brazil-Meksikë dhe Suedi-Zvicër, pra duele brenda kontinentit të Amerikës së Jugut dhe të Europës.
Brazilianët nuk është se e patën krejtësisht të lehtë ndaj serbëve, por ishin gjithnjë në avantazh dhe nuk bënë gabimet e Gjermanisë. Shënuan në pjesën e parë me anë të Paulinjos, dhe pas pushimit dyfishuan rezultatin me autor Tiago Silvën. Edhe skuadra ballkanase luftoi fort dhe krijoi rastet e saj, por ato ishin më të paktë.
Serbët, pavarësisht se u përpoqën, nuk e arritën dot nivelin e brazilianëve, duke u eleminuar që në fazën e grupeve. Skuadra e trajnerit Tite, që e nisi dobët Kupën e Botës, po përmirësohet dhe jo më kot cilësohet si një nga pretendentet kryesore për të fituar trofeun, së bashku me Spanjën.
E kualifikuar edhe Zvicra, ndonëse prej saj pritej më shumë ndaj Kosta Rikës. Arriti vetëm një barazim 2-2, ku njërin nga golat e shënoi sërish një shqiptaro-zviceran, Blerim Xhemaili.
Sfidanti.al