Gajardo mori karton te verdhe pas 12 sekondash, rekord i ri i Boteroreve

Boterori i Rusise shenoi nje rekord te ri qe ka te beje me kartonat e verdhe. Ai qe e vendosi ate ishte pikerisht futbollisti i Meksikes Hesus Gajardo. Futbollisti 23 vjecar e shkroi emrin e tij ne librin e historise se evenimentit pasi u ndeshkua me karton te verdhe pas vetem 12 sekondash loje.

Futbollisti i Pumas u ndeshkua per shkak te goditjes me krahe Toivonen gjate nje dueli ne lojen ne ajer. Me kete karton te verdhe, Gajardo theu rekordin e vendosur nga rusi Gorlukovic ne vitin 1994 kur u ndeshkua me karton te verdhe pas 54 sekondash.

Sfidanti.al