Bayern Munchen kërkon mesfushorin e Leverkusen, Frimpong

Bayern Munich ka nisur të mendojë për merkaton e verës. Sipas raportimeve të medieve gjermane, bavarezët kanë kthyer fokusin nga mesfushori i kryesuesve të Bundesligas, Jeremie Frimpong. Holandezi ka kontratë me Bayer Leverkusen deri në verën e vitit 2028 dhe “aspirinat” nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga shërbimet e 23-vjeçarit. Në një situatë të tillë, në rast se Frimpong do të pëlqente bashkimin me kampionët në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munich i mbetet vetëm të paguajë klauzolën e lirimit të mesfushorit, që është 45 milionë euro.

sfidanti.al