Barcelona është në kërkim të kandidatit perfekt për të marrë drejtimin e ekipit nga Xavi Hernandez këtë verë dhe atyre i është dhënë një shtysë në atë që një nga zgjedhjet e tyre kryesore, Thomas Tuchel, i cili thuhet se do t’i japë përparësi një oferte nga Barça ndaj një oferte nga klubet e Premier. Trajneri i Bayern Munichen do të largohet nga Allianz Arena gjatë verës dhe ka qenë i lidhur me Chelsean dhe Manchester United, dy skuadra që mund të kërkojnë trajner të ri gjatë verës, pasi ka pasiguri për Mauricio Pochettino dhe Erik ten Hag. Nga ana tjetër, Xavi tashmë ka njoftuar largimin e tij nga Barcelona. Sipas Sky DE, Tuchel do t’i japë përparësi Barcelonës mbi mundësinë e marrjes së një skuadre në Premier, duke vendosur që aventura e tij e ardhshme të jetë në La Liga.
sfidanti.al