Më në fund arriti edhe dita e “qametit” : më shumë tifozë ndjekin “lojën e FSHF-së” me ndryshimin e posteve, sesa ndeshjen “derbi” të Kupës mes Tiranës dhe Teutës. Ndërsa në korridoret e godinës madhoshe ishin më shumë se 100 punonjës që përjetuan ”rrokaden e posteve” për largimin e numrit dy, Shulkut, ndërsa në ndeshjen e Kupës mes Tiranës dhe Teutës në Elbasan Arena…sikur ta shtrydhje stadiumin ..mezi bëheshin 50 vetë!
Ky është “revolucioni i futbollit” : më shumë njerëz brenda “kalit te trojes”… zyrave, sesa në një ndeshje..dikur të fortësh, që kanë humbur emrin dhe …popullin e tyre.
50 tifozë të mbijetuar nga “përmbytja e madhe”, për të ndjekur dy ekipe që janë shpallur që të dyja kampione në këto vitet e fundit! Dikur, në Shkodër, thonin me humor se Dinamo ka aq tifozë sa ne dërgojmë krushq në dasëm, por, kjo shifër, 50-ta, nuk përkon as me dasmën. Më shumë është “funerali i futbollit”, i një futbolli që ka vdekur brenda , kurse jashtë i mburremi botës me Kombetaren…
Sfidanti.al