Bastet, Tonali rrezikon 3 vite pezullim

Sandro Tonali i Newcastle United mund të përballet me një pezullim të mundshëm deri në tre vjet për shkak të hetimit për baste të paligjshme. Krahas tij, në këtë hetim të nisur nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC) është përfshirë edhe Nicolo Zaniolo, aktualisht i huazuar në Aston Villa.

Ata u larguan nga kampi stërvitor i Italisë pasi mësuan për këtë hetim dhe më pas u morën në pyetje nga policia. Akuza ka lidhje me përdorimin e platformave të paligjshme të basteve në internet pasi në Itali përdorimi i këtyrë platformave nuk është i lejuar dhe konsiderohet vepër penale ndërsa bastet për profesionistët nuk janë të lejuara. Gjoba gjithashtu mund të variojë nga 50 deri në 500 mijë euro. Nëse vërtetohet se ata kanë vendosur baste për futbollin, kjo do të shkelte nenin 24 të kodit të drejtësisë sportive. Dënimi për këtë vepër është ndalim prej të paktën tre vjetësh dhe gjobë prej së paku 25,000 eurosh.

sfidanti.al