Trajneri Luis Enrike nuk u kursye aspak për Barcelonën. Edhe pse kishte fituar 1-0 në fushën e Sociedadit, edhe pse ngarkesa e sezonit pritet të rritet gjithnjë e më shumë, ai hodhi në fushë lojtarët më të mirë për çerekfinalen e dytë të Kupës. Rezultoi një fitore 5-2, ku Lionel Mesi ishte sërish stratosferik, duke shënuar një gol, por duke dhënë dy asiste, në një pjesë të dytë të shkëlqyer. Barcelona nuk vuajti shumë, me golat e tjerë që u shënuan nga Denis Suarez (dy herë), Luis Suarez dhe Arda Turan, ndërsa për baskët shënuan Huanmi dhe Uillian Hoze.
Barcelona u kualifikua për të shtatën herë radhazi në gjysmëfinalen e Kupës, një trofe që e ka fituar më shumë se të gjitha skuadrat e tjera në Spanjë, dhe mbetet skuadra e vetme në lojë për të gjithë trofetë e rëndësishëm të sezonit, Kupë, kampionat dhe Champions. Katalanasit do të presin çdo të dalë nga shorti ku do të marrin pjesë edhe Atletiko e Madridit, Alavesh dhe Selta e Vigos.
Sfidanti.al