Në verë, ai u bë blerja më e shtrenjtë për Arsenalin, të paktën për këtë sezon. Plot 42 milionë euro (të paktën) u paguan për Granit Xhakën, i cili nuk ka luajtur keq dhe nuk ka zhgënjyer, por nga ana tjetër ka shqetësuar me kartonët e kuq. Trajneri i tij, Arsen Venger, mësohet se ka biseduar me shqiptarin e Zvicrës duke i kërkuar të ketë kujdes në çdo ndeshje. “Nuk duhet të ndërhysh me “tackle” (ndërhyrje e ashpër për të hequr topin), – i ka thënë francezi, kosovarit, – ndryshe rrezikon të përjashtohesh shpesh dhe nuk mund t’ia lejojmë vetes të mbetemi me 10 lojtarë apo që t’i të vazhdosh të pezullohesh”.
“Xhaka është shumë inteligjent në fushë, – u shpreh Venger për mediat, – është inteligjent në vendimet që merr, problemi është se ai gabon me ndërhyrjet “tackle”. Ai mund të përmirësohet, por është më mirë të mos veprojë ashtu. Graniti nuk e ka teknikën e duhur për të ndërhyrë me “tackle”, pasi ajo mësohet në moshë të re, ndaj duhet të bëjë kujdes”. Xhaka, 24-vjeçar, ka marrë 9 kartonë të kuq për skuadrat e klubeve dhe kombëtaren e Zvicrës që nga viti 2014.
Sfidanti.al