Balaj futet për përmbysjen, por del pas 4 minutash me të kuq!

Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk ka qenë shpesh titullar për Shturmin e Gracit, por mjaft herë është treguar i rëndësishëm edhe në pak minuta lojë. Kjo ishte skema që trajneri i tij tek Shturmi i Gracit mendoi edhe për ndeshjen tepër të rëndësishme në fushën e rivalit për titull, Rapidit të Vjenës, veçse këtë herë ndodhi ndryshe. Vendasit kryesonin 3-1 kur Bekim Balaj u hodh në fushë në minutën e 66-të, veçse në vend të përmbysjes së shpresuar doli jashtë për katër minuta. Ai mori karton të kuq pasi, sipas gazetave autriake (“Kurir”), bëri një ndëhyrje të ashpër të pakujdesshme (edhe pse jo të rëndë) ndaj Marcel Ricmaierit. Gjyqtari Mukenhamer nuk e fali shqiptarin duke e përjashtuar, dhe në fund Rapidi fitoi 4-1. Rapidi i Vjenës ka 27 pikë pas 13 ndeshjesh, ndërsa Shturmi i Gracit është gjithashtu në pretendime për titull me 25 pikë gjithashtu në 13 ndeshje. Sidoqoftë, Salcburgu mbetet favorit, në vend të dytë me 25 pikë në 12 takime.

Sfidanti.al