Bajerni mendon për Dembelenë nëse Komani nuk rinovon

Nuk mund të thuhet se ky sulmues nuk ka admirues, ndërsa mund të kthehet në Bundesligë. Usman Dembele do të mendohet mirë nëse do të rinovojë me Barcelonën, ndërsa dalim lajme se Bajerni i Mynihut po mendon për shërbimet e tij. Klubi bavarez thuhets e mund të afrojë francezin falas (nëse nuk rinovon), si alternativë për Kingsli Komanin që nuk dëshiron të vazhdojë në Mynih. Për Dembelenë interesohen edhe klube angleze si Mançester Junajtidi, Liverpuli apo Mançester Siti, ndërsa Barcelona shpreson që ta bindë që të rinovojë. Presidenti Laporta e ka quajtur sulmuesin si më të mirë sesa Kilian Mbape, por duket se do ta humbasë pa fituar asgjë.

Sfidanti.al