PSG fiton me shkronja e numra të artë për Topin e Lionel Mesit!

Autori i të dy golave ishte Kilian Mbape, njërin prej tyre me penallti, dhe të dytin pas asistit të shkëlqyer të argjentinasit. Gjithsesi, mbrëmja e Paris SG në ndeshjen ndaj Monakosë, ishte e ndërtuar për të qenë e Lionel Mesit. Skuadra pariziene veshi fanela me numra dhe shkronja të emrave në ngjyrë ari, për të nderuar Topin e 7-të të Artë të fituar nga superylli i saj. Ish-kapiteni i Barcelonës u përgjigj duke dhënë kontributin në pjesën e parë, edhe pse raportin me golin në ligën franceze vazhdon të mos e ketë të mirë. Tieri Henri parashikon që kjo gjë do të ndryshojë shpejt, por le të shohim.

Sfidanti.al