Babai i Luis Diaz ende në duart e pengmarrësve

Makthi i Luis Diaz nuk ka fund. “Ylli” i “të kuqve” të Liverpulit dhe kombëtares së Kolumbisë mbetet në pritje të lajmeve pozitive për situatën që është krijuar në qytetin e tij në lindjes ku të shtunën u morën peng dy prindërit e tij nga persona të armatosur. Pak orë pas pengmarrjes, policia ia doli që të lironte mamanë e rij, Cilenis Marulanda. Më pas u raportua se kishte pasur një shkëmbim zjarri mes policisë dhe rrëmbyesve dhe ishte liruar edhe babai i tij, por ky lajm i dytë rezultoi i rremë dhe kërkimi për Luis Manuel Diaz në xhunglat e veriut të Kolumbisë vazhdon ende.

Frika e madhe është se pengmarrësit do ta kalojnë atë në Venezuelë dhe atje do të ishte më pas e pamundur të lokalizohej, Ndaj policia dhe ushtria kolumbiane kanë rreshtuar forca të shumta në të gjithë kufirin me Venezuelën, për të mos lejuar një gjë të tillë, Helikopterët ushtarakë fluturojnë vazhdimisht mbi zonë për ndonjë sinjal të rrëmbyesve por për momentin, nuk ka asnjë informacion, qoftë edhe kërkesë dëmshpërblimi nga ata për të lënë të lirë babain e futbollistit.

Mamaja e Luis Diaz ishte liruar pasi autoritetet kishin vendosur një shpërblim prej 200 milionë pesos kolumbianë (rreth 40 mijë paund) për informacione. Lojtari ishte në grumbullim me skuadrën e Liverpool, për sfidën ndaj Nottingham Forest kur mësoi për lajmin dhe u lejua nga tekniku Jurgen Klopp që të largohej drejt vendlindjes për të qenë pranë familjarëve të tij në këto momente të vështira.

sfidanti.al