Sulmuesi i Kombëtares sonë, Azdren Llullaku, është duke u kërkuar me insistim nga skuadra e Astanas. Futbollisti që luan si sulmues krahu dhe është ende pjesë e kampionatit rumun, ka shumë mundësi të transferohet në Kazakistan, shkruajnë disa media vendase, një lajm ky që është publikuar edhe nga IndeksOnline.
Prej dy ndeshjeve pjesë edhe e Kombëtares së drejtuar nga De Biazi, 28-vjeçari po kalon një formë të shkëlqyer te skuadra e tij Gaz Metan, ku në 21 paraqitje ka shënuar 16 gola, duke bërë atë një prej golashënuesve më të mirë në të gjitha ligat evropiane. Në rast të një transferimi të mundshëm të Llullakut në Kazakistan pritet të përfitojë një shifër të konsiderueshme, pasi klubi që po kalon kohë të arta, vetëm për ndërtimin e stadiumit “Astana Arena” ka shpenzuar 185 milionë dollarë.