Përgjysmohet dënimi, Reali mund të blejë që në verë

Klubi i Realit të Madridit, përmes faqes zyrtare ka konfirmuar, se pas apelimit që kishte bërë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), është marr vendimi që nuk do të ketë të drejtën e transferimit të lojtarëve, vetëm gjatë merkatos së janarit janarit 2017.

Pra gjiganti spanjoll, që ishte dënuar nga FIFA për të mos marrë pjesë në merkato në të dy afatet e ardhshme të merkatos, në bazë të një vendimi për reduktimin e sanksioneve, do të jetë i lirë të transferojë futbollistë që në verën e ardhshme.