Prej një kohe të gjatë, emri i 27-vjeçarit Aksel Vicel përmendet për një largim nga Rusia, madje edhe vetë futbollisti ia ka bërë me dije klubit që nuk do ta vazhdojë kontratën, duke e vënë Zenitin në një pozitë të vështirë. Siç Goal, Zeniti kërkon 10 milionë euro për skuadrat e interesuara për futbollistin, me Juventusin që është favorit për ta marrë atë. “Zonja e Vjetër” ka marrëveshje me Vicel, por kërkesa e fundit e Zenitit nuk pëlqehet nga drejtuesit e kampionëve të Italisë, pasi Juve ofron 6 milionë euro dhe bonuse për ta marrë lojtarin.
Gjatë ditëve në vazhdim pritet të ketë bisedime të tjera mes dy klubeve, ndërsa situatën e lojtarit belg është duke e ndjekur edhe Çelsi, që mund të ndërhyjë në këto tratativa, për ta transferuar ish-futbollistin e Benfikës.