Edhe presidentin Perez e vrasin fjalët e “galaktikut të stolit”

Janë fjalët e Rodriguez të Realit të Madridit, futbollistin që i ka besuar më pak minuta Zidane: “Unë dua që të luaj më shumë. Dua që përfshihem më shumë në ekip, por te Reali kjo nuk po ndodh. Mendoj se ka ardhur momenti që seçila palë të shikojë rrugën e vet. Kam shumë oferta dhe plot 7 ditë kohë për të vendosur se çila do të jetë skuadra ime e re”, ishin fjalët e fantazistit nga Kolumbia.

Reagimi i tij nuk i ka pëlqyer aspak klubit spanjoll. Mediat iberike kanë bërë me dije se Florentino Perezi ka reaguar keq kur mësoi përmbajtjen e lojtarit që e bleu për gati 80 mln euro në 2014. Për fantazistin janë interesuar disa skuadra. Interi e kërkoi që në verë, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që ai të transferohet që në janar në Paris.

Sfidanti.al