Kroacia e ka konfirmuar skuadrën për Kupën e Kinës që do të zhvillohet në janar dhe ajo që bie në zy është ftesa që i është bërë një futbollisti, I cili katër vite më parë pësoi një goditje në zemër. Në moshën 20 vjeçare, Jakov Filipoviç pothuajse kishte vdekur pas një arresti kardiak, që i kishte paralizuar përkohësisht pjesën e majtë të trupit, raporton Goal. Tashmë mjekët kanë lejuar rikthimin e tij në futboll, pasi i ishte nënshtruar një operacioni në zemër dhe aktualisht, futbollisti luan për Inter Zapresiç në ligën kroate.
Pas 18 paraqitjeve, në të cilat ka shënuar dy gola, Filipoviç është ftuar për herë të parë nga Kombëtarja e Kroacisë. Aktiviteti që pritet të zhvillohet në Kinë nga 11 deri në 15 janar, ende nuk është njohur zyrtarisht nga FIFA dhe klubet nuk e kanë të detyrueshme që të lirojnë lojtarët e tyre për Kombëtaren e Kroacisë, kështu që trajneri Ante Çaçiç mund të udhëtojë me një ekip eksperimental. Në turne, veç organizatorëve të Kinës, do të jenë edhe edhe Kili e Islanda.