Asllani: Nga sot e në vazhdim do të mbrohemi kështu

Kristjan Asllani, arkitekti i fitores në Tbilisi, 1-0 përballë Gjeorgjisë, ka folur pas ndeshjes duke shprehur të gjitha emocionet e përjetuara, mënyrën se si u arrit ky sukses. “Kemi ndryshuar, sot ishim një ekip më kompakt. Kemi dhënë gjithçka në fushë, shpirtin, zemrën. E dinim se Gjeorgjia luan një futboll shumë të mirë”. “Me Çekinë pësuam shpejt gol dhe na penalizoi. Nga sot e në vazhdim do të mbrohemi kështu. Donim tri pikët dhe ia dolëm. Rëndësi ka të shënoj, luaj më përpara dhe duhet të tregohem më aktiv në fazën sulmuese. Dua të shënoj dhe të jap asiste”. “Kjo fitore ndikon shumë në ecuri. Po të kishim humbur, atëherë do të ishte shumë e vështirë të mendonim për diçka të madhe në këtë grup. Me këtë fitore shkojmë të lumtur në klube, rikthehemi në nëntor, duke shpresuar për rezultate pozitive në shtëpi”.

sfidanti.al