Asllani me statistika si Calhanoglu

Pas paraqitjes së suksesshme ndaj Leçes, Kristjan Asllani u thirr që të performojë sërish, në ndeshjen ndaj Atalantës, për të demonstruar me të gjithë potencialin e tij se mund të zëvendësojë të dëmtuarin Calhanoglu. Sfidë jo e lehtë kundër lojtarëve të Bergamos, të aftë për të bërë presion një kundër një. Mesfushori kuqezi, megjithatë, sigurisht që nuk kishte asnjë të metë, duke shfaqur dëshirën për t’i bërë gjërat siç duhet që në minutat e para. Ishte një ndeshje e gjithanshme e tij, siç tregojnë të dhënat. Në fakt, Asllani është i pari në 2 statistika të ndryshme, të cilat e dëshmojnë mirë përfshirjen e tij në ndeshjen e zikaltërve: distance e përshkuar (12.175) dhe pasimet e sakta, 75 (nga të cilat 27 në sulm) me një saktësi në masën 97 %. Përfshirja e madhe në lojën e zikaltërve vërehet edhe në numrin e topave të luajtur: 88, duke u renditur vetëm pas Bastonit.

sfidanti.al