Deschamps: Situata e Pogba më trishton

“Nuk e imagjinoj për asnjë çast që Pogba të ketë pasur qëllim të dopohet”- shkruan trajneri i Les Bleus, Didier Deschamps, në një deklaratë pas dënimit të mesfushorit për doping. “Nuk e imagjinoj për asnjë çast që Paul të ketë pasur qëllimin, vullnetin për tu dopuar – shkruan Deschamps – Unë që e njoh mirë, e di që nuk është diçka që është pjesë e tij”. “Tani është ajo që u zbulua. Prania e hormonit të paligjshëm është e padiskutueshme. Paul – vazhdon trajneri i Les Bleus – do të duhet të bëjë një betejë të re për të mbrojtur veten, përpara Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv dhe të bindë gjyqtarët se ai nuk ka marrë me vetëdije produkte të ndaluara”. “Ajo që Paul ka përjetuar prej disa muajsh është jashtëzakonisht e ashpër dhe padyshim që nuk mund të qëndroj i pandjeshëm ndaj dhimbjes së tij, duke marrë parasysh gjithçka që ai ka arritur për kombëtaren dhe marrëdhëniet që kemi krijuar me fanellën e Les Bleus. Situata e tij më trishton dhe shpresoj me gjithë zemër që mund të zgjidhet. Në çdo rast dua ta besoj”.

sfidanti.al