Asani sërish protagonist në Kore

Jasir Asani ka vazhduar me formë të shkëlqyer në Superligën e Koresë me skuadrën e tij Gwangju FC. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani po tregon një formë fantastike para ndeshjeve të tetorit kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë. Ai ka gjetur një tjetër gol me skuadrën e tij në Kore në kuadër të xhiros së 33-të. Asani ka vulosur fitoren e Gwangju në minutën e 90’+8′ duke shënuar golin e tretë për ekipin e tij në fitoren 3-1. Për Asanin ky ishte goli i tretë në kampionat, derisa ka shënuar edhe katër gola të tjerë në Ligën e Kampionëve të Azisë.

sfidanti.al