Zyrtarizimi u bë javën e kaluar, por ishte rasti për “ta djegur”. Interi i trajnerit Antonio Konte bëri pikërisht këtë, edhe pse vëmendja në Serinë A është përqënduar në duelin e sotëm Juventus-Milan. Zikaltërit e kthyen në festë sfidën ndaj Sampdorias në “San Siro” duke fituar 5-1, dhe trajneri Antonio Konte u pyet sesi ndihesh në stol kur je shpallur kampion. “Natyrisht, fakti që dolëm kampion 4 ndeshje para fundit bëri që këtë herë të isha më i qetë, pa tensionin e përhershëm të rezultatit, – tha Konte, – Gjithsesi, kur hyjmë në fushën e lojës, jashtë vullnetit tonë kthehemi në kafshë, në kuptimin sportiv, që duam të luftojmë për jetë a vdekje. Megjithatë, u kam thënë lojtarëve që t’i shijojmë këto ndeshje deri në fund të kampionatit”.
Sfidanti.al