Tirana pëson vetëm 6 gola, të 7-in e shpërfilli !?

Le të kujtojmë një anektodë të futbollit tonë çudibërës. Para ndeshjes, presidenti futet në dhomën e futbollistëve dhe u thotë : “ Nëse pësoni deri në 3 gola, përgjegjësia do të jetë e imja. Por, nëse shkoni përtej 3 golave gjeni vrimë dhe futuni!” Logjika ekonomike : presidenti e donte ndeshjen me 3 gola, jo më shumë..

..Disa ditë më parë ka ndodhur një ngjarje futbollistike që është më pranë anektodës sesa reales. Dinamo ka mundur me 6 gola Tiranën, e cila nga ana e saj e ruajti “nderin” me 2 gola.  Tamam 8 gola në një ndeshje “pa vela”,kur vetëm një javë më parë nëpër studio u ankuan  se ..edhe golat kanë ikur nga Shqipëria!

..Tirana zdrugohet më 6 gola dhe trajneri i saj Nuriu gjen aq kurajo sa të thotë se “duhet të shohim para”. E shkreta Tiranë, i futet uji  nga të gjitha anët. Futbollistët janë dorëzuar dhe luajnë sikur i ka prekur djalli, trajneri shikon nga e “ardhmja” edhe kur pëson 6 gola , kurse presidenti Halili po e shtyn edhe më thellë “ekperimentin” e rrezikshem  me emrin Tirana …

Sfidanti.al