Një nga sfidat më të rëndësishme të javës së 16-të të Abissnet Superiore është ajo mes Dinamo City dhe Egnatias. Dy skuadrat që mbajnë respektivisht vendin e 3-të dhe të 2-të, synojnë të konsolidojnë sa më shumë pozitat, pas fitoreve të arritura javën e fundit.
Dinamo City-Egnatia, do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, më 14 dhjetor, në orën 19:00. Kryeqytetasit i kanë zhvilluar në këtë stadium ndeshjet e fundit si pritës dhe kështu do të ndodhë edhe ndaj rrogozhinasve.
sfidanti.al

