Anglia “varroset” nga kritikat pas 3 golave pësuar nga Kosova!

“Nëse mbrohet kështu në Europian, ndaj një skuadre pretendente për titull, disfata është e sigurt, nuk kemi asnjë shans”. Kështu shkruajti analisti i “Deili Meilit”, Martin Samuel, pasi Kosova shëoi tri herë ndaj Anglisë në stadiumin “Shën Mëria” (Sent Meri) të Sauthemptonit, në ndeshjen eleminatoret. Të kuptohemi, anglezët fituan 5-3, por analisti mendonte sikur përballë kombëtares së tij të ishte Franca, Spanja apo Holanda. “Vija më e rrezikshme sulmuese në Europë e shkatërroi Kosovën në pjesën e parë duke fituar 5-1, – vazhdoi Samuel, – por, pas pushimit, mbrojtja e dobët pësoi edhe dy gola të tjerë ndaj ekipit të një vendi të vogël, të cilit i mungonin 5 titullarë”!

Tepër i ashpër, edhe ish-kapiteni i Mançester Junajtidit, Roi Kin. “Lojtarët anglezë u dukën të ngopur dhe të mërzishëm, – tha irlandezi, – pavarësisht nga ndryshimet me trajnerin Sauthgejt, ata kanë ende shumë vese të këqija. Ndeshja ishte e madhe për t’u parë, por anglezët duhet të bëjnë autokritikë. E humbën shpesh topin, por as nuk bënë presion për ta rifituar dhe nuk ndihmuan njëri-tjetrin”.

Sfidanti.al