Andrea Anjeli, presidenti I Juventusit është konfirmuar në krye të Shoqatës së Klubeve Evropiane edhe për 4 vjecarin 2019/2023. Rizgjedhja e tij në këtë post u bë gjatë një takimi të kësaj shoqate në Gjenevë të Zvicrës ndërkohë që e reja qëndron në faktin se në bordin e Shoqatës së Klubeve hyri edhe presidenti 28 vjecar u Interit, Stiven Zhang që zëvendëson Ivan Gazidis duke u bërë anëtari më I ri I bordit drejtues të ECA.
‘Ndihem gati edhe për këtë detyrë në moshën time-tha Stiven Zhang-jam I ri, por kam bërë gjithcka hap pas hapi; në SHBA dhe Kinë. Ka një brez të ri sipërmartësish që po mbulojnë role përgjegjësie. Besoj se ECA i pëlqeu freskia e ideve të reja. Futbolli nuk është vetëm loja prej 90 minutash, rrjetet sociale, Youtube janë në rritje të vazhdueshme dhe në këtë fushë unë mund të jap kontributin tim’.
Sfidanti.al